Class Mobileri

Me një eksperiencë shumë vjeçare në prodhimin e produkteve në fushën e prodhimit të dyerve të blinduara, dyer antizjarr dhe dyerve antipanik, kjo shoqëri ka ndjekur me përpikmëri ritmet e teknologjisë Europiane në fushën e prodhimit.

Prioriteti i shoqërise Class Mobileri është garantimi i sigurisë së klientit, duke përdorur teknologjinë bashkohore dhe makineri dixhitale të programuara për një produkt cilesorë dhe të një sigurie maksimale.

Arkitektura e përdorur është e firmave më të mira italiane si Cisa, Mottura, Iseo, gjithashtu përdorimi i deviatorëve dopio, siguron një garanci maksimale. Për të rritur qëndrueshmërinë e dyerve të blinduara, në brëndësi vendoset forex, një material anti zjarr dhe akustik, garanton një izolim te plotë dhe mbyllje perfekte.

Mobiljet e prodhuara nga ne janë moderne, ofrojnë një stil të veçantë për arredimin e shtëpisë tuaj, që nga mobilimi i dhomave të ndëjtjes, gjumit, por edhe kuzhinave.

Me ne ju ndiheni të sigurt!

Misioni

Prodhim ekonomik dhe efficient. Maksimizimi i kënaqësisë konsumatore, rritja e kënaqësisë dhe moralit të stafit!

Visioni

Mbajtja e një niveli të lartë të nevojave dhe pritshmërive të klientëve, të kompanisë dhe të okupojë më tepër hapësirë në market.

Vlerat

Korrektësi, Siguri, Besueshmëri, Fleksibilitet